INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo markë e njohur shkatërron 90 milionë paund veshje për arsyen më qesharake [FOTO]

Kjo markë e njohur shkatërron 90 milionë paund veshje për arsyen më qesharake [FOTO]

Publikuar më: 11:36 19-07-2018

Firmë e preferuar nga një pjesë e mirë e popullsisë. Por The Times ka bërë publik lajmin e fundit që vjen nga linja luksoze e veshjeve të firmës ‘Burberry’. Ajo ka shkatërruar 90 milionë paund produkte në pesë vitet e shkuara thjeshtë për të mbrojtur markën dhe për të ndaluar që produktet e saj të shiten me çmime të ulura në ‘tregun gri’ tek ‘njerëzit e gabuar’. Burberry, e cila është vlerësuar 9.6 milionë paund nga Forbes, thuhet se përdorë incenerator të cilat shfrytëzojnë energjinë.

Sërish sipas The Times, aksionerët janë të pakënaqur dhe njëri prej tyre ka kërkuar që produktet e pa shitura t’i ofrohen investitorëve të kompanive private, gjatë një takimi javën e shkuar.

Kompania thotë se ‘praktika e shkatërrimit të mallit stok është e zakonshme në industrinë e shitjes me pakicë.’ Raporti gjithashtu sugjeron se vlera e këtij shpërdorimi është përgjysmuar në dy vitet e fundit.

Burberry ka bashkëpunuar me modele të famshme, përfshirë Sienna Miller, Rosie Huntington-Whiteley dhe Romeo Beckham në fushatat e saj

Zakonisht linjat e veshjeve të kësaj firme janë ekstrem të shtrenjta, me një pakicë çantash shpine që kushtojnë 950 paund në Lindjen e Largët.

burberry_iphone_wallpaper_by_yodi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026400089263916