Ajo është padyshim një nga zërat më të mirë shqiptarë, e cila me sinqeritetin e saj ka arritur të fitojë zemrat e publikut. Aurela Gaçe na surprizon me çdo këngë, me çdo fjalë që thotë e me çdo veprim që bën, por më romantike se mbrëmjen e kaluar se kemi parë asnjëherë. Ajo performon çdo fundjavë përpara publikut shqiptar këngë të ndryshme. Por mbrëmja e së shtunës ishte shumë speciale për këngëtaren pasi bashkëshorti i saj i bëri një surprizë. Skerdi u ngjit në skenë dhe të dy së bashku kënduan këngën ‘Shpirti i shpirtit tim’, të cilën Aurela ia ka dedikuar atij.
I gjithë publiku kanë shpërthyer në duartrokitje, “Unë nuk e besoj akoma se si kjo ndodhi”.-është shprehur Aurela.
Sa të dashuruar duken!