Albana Osmani sapo ka marrë një nismë mjaft të rëndësishme.
‘’Ti je një luledielli’ quhet nisma e cila është një fushatë sensibilizuese, në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, që janë të shtruar dhe që trajtohen pranë pavionit të shërbimit të onkohematologjisë pediatrike, në QSUT’, shkruan moderatorja. Dhe menjëherë nisma e saj është mbështetur edhe nga Bashkia dhe shumë artistë të tjerë ndër të cilët edhe Flori Mumajesi i cili ka bërë edhe vijën melodike të kësaj nisme.