INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kjo nuk do të funksionojë''! Jennifer Lopez 'refuzon' të martohet për herë të katërt...[FOTO]

''Kjo nuk do të funksionojë''! Jennifer Lopez 'refuzon' të martohet për herë të katërt...[FOTO]

Publikuar më: 15:34 29-11-2018

Jennifer Lopez ka qenë e martuar tre herë më parë, por ajo nuk është ende gati për të katërtën.

E ftuar në emisionin ‘The Ellen Show’, diva e muzikës ka refuzuar të pranojë se i dashuri i saj, Alex Rodriguez, do t’i propozojë për martesë.

Ellen i ka thënë këngëtares se Alex i ka shkruar për planet për propozim, por ajo është përgjigjur: “Ai nuk e ka thënë këtë, nuk e ka thënë këtë”.

sdfgfghjgfs.JPG

 

Kur moderatorja e pyeti sërish a ishte e sigurt të shkonte drejt altarit për herë të katërt, ajo u përgjigj: “Nuk e di”.“Ne jemi të lumtur, kemi qenë bashkë për disa vite, është mirë kështu”.

Më pas moderatorja këmbënguli se Alex i referohej një propozimi, kur deklaroi se do t’i bënte diçka romantike, por të jo të kushtueshme partneres së tij për Krishtlindje.

“Mos tha që nuk kushton shumë?! Kjo nuk do të funksionojë! Kot nuk punojmë jashtë orarit për këto. Me romantiken jam dakord”, shtoi ajo duke buzëqeshur.

Pavarësisht përpjekjes së Ellen për të zbuluar diçka, Jennifer tha se nuk do ta gjente dot kurrë nëse do të martohej apo jo. Kjo do të thotë se as Jennifer nuk është ende e qartë se çfarë po ndodh me jetën e saj.

 

fghfshsf.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586