Këngëtarja Ariana Grande gjatë kohës që ishte e lidhur me komedianin Pete Davidson bëri një tatuazh në këmbë me numrin “8418”, që ishte dhe numri si zjarrfikës që mbante babai i Pepe, i cili ndërroi jetë gjatë sulmit të Kullave Binjake.
Tani që ajo është ndarë me Pete ka vendosur që ta mbulojë këtë tatuazh, por ajo që nuk pritej ishte që e mbuloi me fjalën “Myron”, që është dhe emri i qenit të ish-të dashurit Mac Miller, që adoptoi pas vdekjes së reperit.
Ariana e zbuloi tatuazhin në prapaskenat e klipit “Thank U, Next”, ndërsa i drejtohej miqve. “Shikoni Myron-n. Hajdeni shikojeni. Sa lezetshëm duket?”