Jetojmë në një shekull ku shumica e njerëzve bëjnë gjithçka për tu dukur apo rënë në sy! Edhe pse shumica e kanë të vështirë ta pranojnë të gjithë “vdesin” për pak vëmendje, do thoni ju si e kërkojnë vëmendjen?! Shumë e thjeshtë, duke postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale, ndonjëherë edhe me më shumë nuditet seç duhet, por jo vetëm!
E dhimbshme si e kërkojnë njerëzit vëmendjen, por çfarë të bëjmë kjo është “BOTA” dhe njerëzit këta janë!
Së fundmi jeni habitur nga këngëtarja shqiptare, Dhurata Ahmetaj, e cila nga fotot super seksi ka bërë një ndryshim drastik duke u mbuluar me shami.
Kujtojmë se këngëtarja e hitit “Bone pa mu” shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat ndërkombëtare dhe shkak për këtë është bëtë ngjashmëria e saj me këngëtaren me famë botërore, Jennifer Lopez.
Dhurata ka tërhequr vëmendjen edhe me pozat e saj seksi apo kur doli nudo në klipin e ri.
Mirëpo së fundmi ajo i ka habitur të gjithë duke postuar rresht disa foto e mbuluar me shami.
Fillimisht të gjithë janë çuditur, por në një foto tjetër Dhurata shihet brenda xhamisë së Sulltan Ahmetit në Turqi, ku vendosja e shamisë është rregull.
Pra Dhurata nuk ka marrë ndonjë vendim të papritur, siç u mendua në fillim.