Më datë 19 maj, e gjithë bota do t’i ketë sytë në Britani, ku do të zhvillohet martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle.
Një pjesë të detajeve të kësaj ceremonie të rëndësishme janë zbuluar, ndërsa të tjera priten të shihen vetëm ditën e dasmës. Sipas TMZ, Elton John do të përformojë në dasmën e vitit, si miku i ngushtë i Princeshë Diana-s.
Elton John do të performojë për familjen mbretërore, 21 vite pasi ka kënduar në funeralit e të ndjerës Princeshë Diana. Nuk është ende e qartë se ku do të këndojë John, në ceremoninë e kishës, apo më pas.
Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zgjedhur këngëtarin legjendar, që t’i shoqërojë me zërin e tij, gjatë kësaj dite të rëndësishme.