Jo pak herë këngëtarët akuzohen se i blejnë klikimet, por asnjëri prej tyre nuk e pranon. Ndodh edhe që të akuzojnë njëri-tjetrin, pa e vënë gishtin nga vetja. Por ja që Noizy është i vetmi që e pranoi. Pa ndrojtjen më të vogël, reperi në postimin e fundit pranon se ka blerë klikimet. Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo një ironi e tij, megjithatë.