Olti Curri është një nga personazhet më të njohur në shoëbizin shqiptar i cili ka miqësi me shumë Vip-a, por është shumë i drejtpërdrejtë dhe kur diçka nuk i pëlqen e thotë publikisht pa hezitimin më të vogël.
Ai shpesh herë i ngacmon “Vip-at” në rrjetet sociale dhe “viktima” e rradhës është sërish Luana. Kujtojmë që para pak ditësh ai publikoi një foto të një femre e cila shfaqej duke lexuar teksa qëndronte e ulur, por gazetën e kishte për së prapthi dhe ai shkroi: Luana reading style.
E mbrëmjen e kaluar teksa po e pyesnin se kush është këngëtari yt i preferuar nga muzika popullore shqiptare,Olti është përgjigjur në instastory: “Luana Vjollca”, duke e konsideruar kështu si këngëtare të muzikës popullore.
Mos vallë e bën këtë prej bashkëpunimit me Bujar Qamilin?