Një ndër lajmet më të komentuara këtë javë në botën e modës ka qenë sherri dhe debati mes blogeres së njohur Chiara Ferragni me stilistin e famshëm Roberto Cavalli.
Nëpërmjet një postimi që Chiara ka postuar në Instagram, ai i ka shkruar disa komente ofenduese. “Po i bën reklamë kërthizës tënde. Kush kujton se je? Je vetëm një makinë parash”, ka shkruar Cavalli nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, koment i cili ka shkaktuar habi edhe te partneri i Chiara-s, këngëtari i njohur Fedez.
Mesa duket stilisti me famë botërore tanimë është penduar për fjalët që ka shkruar për Chiarën dhe ka vendosur që t’i tërheqë mbrapsht. Ai i ka dërguar asaj lule me një pusullë ku i kërkonte falje, madje i ka shprehur edhe admirimin e tij për të si profesionalisht, por edhe si nënë.
Ka qenë vetë Chiara që e ka bërë publike, pasi ka nxjerrë në ‘Insta Story’ lulet bashkë me pusullën e Roberto Cavalli. “Kur Roberto Cavalli të kërkon falje”, ka shkruar Chiara.
Epo më në fund dhe ky sherr mori fund!