Shpesh herë ndodh që jeni të fokusuar duke parë filmin e preferuar dhe ndodh ajo që sdo donit të ndodhte, ikën internet dhe filmi ngec. Më pas do ju duhet të ristartoni router-in e ëirless për të rikthyer gjithçka në normalitet. Por tani nuk do mund tju duhet më të bëni këtë veprim.
Kompania teknologjike MultiNet thotë se ka krijuar një ‘prizë të zgjuar’, që e kupton kur interneti juaj ndalon të punojë dhe e ristarton routerin për ju.
Kjo pajisje quhet Reset Plug, vendoset në një prizë standarde dhe monitoron në mënyrë konstante lidhjen tuaj të internetit. Nëse ai ndërpritet, priza do të qarkullojë energjinë nëpërmjet rotuer-it çdo pesë minuta, derisa të rikthehet shërbimi. Megjithatë me një çmim afërsisht 60 dollarë, kjo pajisje nuk është e lirë, thotë Huffington Post.