Ajo është bërë një nga personazhet më të dashur të rrjeteve sociale.
Po flasim për 6 vjeçaren Audrey Nethery hobi i së cilës është të këndojë dhe të përformojë përpara kameras së babait në shtëpi. Ky i fundit madje ka postuar shumë nga videot e vajzës në You Tube të cilat njohin mijëra klikime. Audrey vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Diamond Blackfan Anemia, një çrregullim në palcën kockore, por kjo nuk e pengon aspak vogëlushen që të vazhdojë më ëndrrën e saj....për t’u ngjitur në një skenë të vërtetë. Dhe këtë e ka realizuar mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa deri dje mund t’i performonte këngët vetëm në shtëpi, mbrëmë ajo ka realizuar një perfomancë të vërtetë. 6 vjeçarja ka qenë e pranishme në koncertin e Selena Gomez dhe me këtë të fundit kanë kënduar dhe performuar bashkë këngën “Love You Like a Love Song”. Këtë performancë kaq të bukur e cila përcjell shumë gjendje pozitive, Selena e postoi në Instagramin e saj ku u shpreh se më në fund kishte arritur ta takonte këtë vogëlushe.