Mesa duket një puthje mes moderatorëve të njohur Ellen DeGeneres dhe Jimmy Fallon, është po aq e sikletshme për t'u parë aq sa edhe për t'u folur.
Është gjithsesi për të qeshur por në formën e "haha po qesh pasi mezi po pres që ajo të mbarojë". Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, teksa Jimmy ishte i ftuar në programin The Ellen Show për të promovuar eventin e rradhës të çmimeve Golden Globes ku do të jetë prezantues. Pasi kanë bërë një lojë aspak të zakonshme e cila përfshinte një hapëse të gojës nga ato që përdorin dentinstët, Fallon i ka kërkuar Ellen që ta puthë. Shumë do të shqetësoheshin për bashkëshortet përkatëse të dy personazheve, por në videon e postuar duket qartë që asnjëra nga palët nuk e shijoi puthjen. As ne në fakt nuk e shijuam. Le të biem të gjithë dakord që diçka e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë!