Facebook është kthyer në pak “Snapchat” kohët e fundit. Çdo ditë e më shumë, rrjeti sociale me më së shumti përdorues vjen me risi të reja, dhe kjo e fundit me të vërtetë është dickka e bukur.
Ky rrjet social, tashmë ofron mundësinë e postimeve me ngjyra, për të patur një personalizim të postimeve dhe një impakt viziv.
Kjo risi do të vijë shumë shpejt për sistemin Android, dhe më pas për sistemet e tjera operative.
Për të ngjyrosur postimet tuaja mjafton të shkoni tek statusi dhe të zgjidhni ngjyrën që do të ketë përmbajtje, në një komandë të vendosur poshtë tekstit. Por kjo ngjyrosje nuk mund të bëhet për fotot, linqet dhe videot. Një nga portalet më të njohura për teknologjinë, The Next Web, shprehet se kjo është një hap i rëndësishëm për Facebook, që deri më sot ka vetëm dy ngjyra, të bardhë dhe blu.