Bota mesa duket sa vjen dhe po dashurohet sa më shumë me shqiptarët e talentuar dhe plot stil. E para këngëtare shqiptare që mori famë botërore ishte Rita Ora me pas Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundmi Era Istrefi, Elvana, Dafina, Ava Max, Gashi e shumë të tjerë janë në rruge të mbarë për të shijuar më vonë suksesin ndërkombetar. Por këtë herë bëhet fjalë për një talent tjetër shqiptar, Njomza, e cila para pak kohësh mahniti edhe motrën e Kim K, Kourtney, e cila e postoi këngën e shqiptares në Instagram.
Këngëtaren e “Sad for you” e pamë në klipin e yllit botëror Ariana Grande në këngën '7 rings', ku vlen tëthuhet dukej mjaft seksi. Ndërsa tani përfundon në Instagramin e Ariana Grandes, ku e kanë parë mbi 143 milion ndjekës. Njomza është një ndër shoqet më të mira të Ariana-s dhe shumë mbase nuk e dinë këtë fakt. Në foto shihet këngëtarja shqiptare së bashku me Ariana Grandes, ku kjo e fundit i ka dhuruar edhe Njomzës një unazë me diamant si simbol miqësie dhe të njëjtën unazë kanë Ariana, Njomza dhe 5 vajza të tjera./intv.al/