INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo skulpturë e Ronaldos jo vetëm nuk ngjan fare me të, por është edhe qesharake [FOTO]

Kjo skulpturë e Ronaldos jo vetëm nuk ngjan fare me të, por është edhe qesharake [FOTO]

Publikuar më: 12:29 30-03-2017

Mund të jesh një yll i padiskutueshëm i sportit dhe përsëri të bëhesh objekt talljeje për gjithë botën.

I ka ndodhur Cristiano Ronaldos! Aeroporti i Madeiras është riemërtuar nën emrin “CR7 Airport”, për t’i dhënë edhe një nderim tjetër në qytetin e tij të lindjes në Portugali. Në ceremoninë e riemërtimit, është zbuluar edhe një statujë e re bronzi e futbollistit të Real Madrid, e dyta për të në këtë qytet. Pikërisht kjo statujë me përmasa reale të futbollistit e ka kthyer atë në një objekt talljeje. Fytyra e tij nuk është ajo që mund të konsiderohet ekzaktësisht si rikrijimi perfekt i origjinales, në atë që shumë e konsiderojne si të denjë për personazhin antagonist të Batman, Joker, dhe shprehjes së tij klasike “Why so serious”. 

madee.jpg

crmad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775