Kylie Jenner është fotografuar sërish provokuese në Hollywood me një veshje e cila i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Me sa duket ylli i "Keeping Up With The Kardashians" i ka filluar festimet e ditëlindjes së saj 10 ditë përpara, me padurimin për të mbushur 19 vjeç. Shumë shpesh Kylie është kritikuar për veshjet e saj provokuese madje edhe nga i dashuri Tyga, i cili e ka etiketuar veshjen e brunes bukuroshe si të papërshtatshme për moshën që ajo ka. Por duke marrë shkasë nga fakti që Kylie Jenner ëshë 18 vjeç dhe cilësohet si maxhorene, praktikisht ajo mund të vishet si të deshirojë pa pyetur askënd. Dhe rezulati është ai i fotos mëposhtë. Nuk dimë çfarë të presim tjetër nga Kylie më 10 gusht, ditën e vërtetë të ditëlindjes së saj të 19-të!