Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm banorët e Kuvajtit, por këdo që ka parë këto pamje.
Një grua, e cila punonte si shërbëtore ne një apartament i ka kërkuar ndihmë eprores së saj, pasi po binte nga dritarja e 7-të të pallatit ku ndodheshin.
Por, gjesti i pronares është i paprecedentë, pasi në vend që ta ndihmonte, ajo ka xhiruar të gjithë episodin e ngjarjes. Brenda pak sekondash, shërbetorja e cila mbahej me një dorë në dritare ka rënë. Fatmirësisht, gruaja ka shpëtuar duke marrë shumë plagë në trup, por indiferenca e eprores së saj jo vetëm që ka tmerruar këdo që ka parë këtë video, por e ka vënë atë në pranga.
Shërbëtorja e saj mendohet se po kryente një akt vetëvrasës, megjithatë duket se në momementet e fundit është penduar për veprimin që po kryente.