INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klip në gravitet 0, video që po bëhet sensacioni më i ri në internet!

Klip në gravitet 0, video që po bëhet sensacioni më i ri në internet!

Publikuar më: 11:35 12-02-2016

Kemi parë video muzikore nga më të ndryshmet, por si kjo e grupit OK Go kishim parë pak.

Katërshja amerikane e muzikës alternative-rock kanë prezantuar mbrëmjen e së enjtes klipinn e ri "Upside Down & Inside Out", një klip i cili ashtu si edhe vetë titulli i shfaq çunat brenda një avioni me gravitet zero. Stjuardesa që kërcejnë, tullumbace me ngjyra, topa diskoje, si dhe vetë çunat e grupit që lodrojnë në ajër. Si gjithmonë një video e realizuar në mënyrë të veçantë, e cila vetëm në rrjetin social Facebook, ka tërhequr mbi 21 milionë shikime, pa përmendur 232 mijë herët që është shpërndarë nga fansat e grupit. Kujtojmë që kënga është singëlli i fundit i shkëputur nga albumi "Hungry Ghosts"!

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932