Planeti ynë po “mbështillet” në mënyrë të papërgjegjshme nga plastika.
Gjendet kudo! Ne i përdorim njëherë dhe më pas i hedhim tutje. Por toka nuk mund ta përthithë plastikën. Ajo zgjat përgjithmonë dhe vret miliona kafshë në vit. Janë të shumta rastet e kafshëve që vuajnë për këtë arsye si rasti i kësaj lope në Indi në stomakun e së cilës u gjetën 20 kilogramë qese plastike.
Plastika futet gjithashtu edhe në trupin tonë dhe është shumë e dëmshme për ne gjithashtu.Ajo ndikon negativisht në hormonet, jetën dhe sistemin tonë imunitar dhe mund të shkaktojë...kancer.
Por çfarë mund të bëjmë?
Franca e ka ndaluar përdorimin e plastikës.
Gjermania ka supermarketin e parë në botë të mbeturinave plastike.
Mendo për çfarë do të blesh, shmang përdorimin e produkteve plastike.
Është momenti të shpëtojmë veten dhe planetin tonë pasi është planeti ynë, e ardhmja jonë, përgjegjësia jonë.