Gwen Stefani ka bërë për vete fansat me një gjest shumë prekës gjatë koncertit të saj të fundit.
Dikush i jep një pankartë me një mesazh të shkruar që këngëtarja 46 vjeçare e lexon me zë të lartë. Një mama i kishte shkruar se djali i saj dhunohej nga shokët e klasës përgjatë gjithë fillores. Ai vinte çdo ditë i mërzitur nga shkolla, por më pas dëgjonte këngët e Stefani dhe i rikthehej buzëqeshja. Pasi përfundoi leximin, në moment ylli i shumë hiteve i kërkoi djalit që të hipte menjëherë në skenë. Më pas ajo e përqafoi gjatë dhe bisedoi me djalin e përlotur, për të cilin me shumë mundësi ishte dita më e bukur e jeteës së tij.