Bes Kallaku është një ndër humoristët më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, po ashtu dhe një moderator i shkëlqyer i emisionit të tij.
Ai dhe Xhensila Myrtezaj padyshim janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, me një marrëdhënie që vazhdon që nga rinia e tyre, ku tashmë kanë dhe një vajzë të vogël e cila quhet Ajka.
Së fundmi, Besi ndau me të gjithë ne sot një video nga kamerat e sigurisë në garazhin e tij, ku shfaqet sakrifica e përditshme që është i gatshëm të bëjë për Ajkën.
Ai tregoi me të qeshurat e veta dhe të shokëve që po e shikonin në sfond sesi desh ra me kokë teksa mblidhte lodrat e vajzës që gjendeshin në bagazh.
“Gati çuna?”- dëgjohet zëri i Besit dhe në video shihet momenti se si rrëshket ai teksa po përpiqet të kapë me këmbë një top që rrotullohet jashtë makinës.
“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”- shkruan Besi krahas videos.