Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova kanë qenë bashkë për plot 15 vite….ose të paktën kështu mendohet.
Kjo sepse çifti zakonisht është treguar super privat në marrëdhënien e tyre dhe kanë arritur që ta mbajnë në izolim të plotë atë. Kjo është arsyeja pse dihet shumë pak rreth marrëdhënies së Enrique Iglesias dhe Anna Kournikovës. Por një gjest mjaft i ëmbël i bërë në publik së fundmi nga Anna tregon se ata të dy kanë një lidhje solide. Kështu, Kurnikova mori vëmëndjen e gjithë mediave duke treguar se jo vetëm i pëlqen të kërcejë por edhe se e dashuron muzikën e Enrique-s. Pasi ajo postoi një video duke kërcyer bashkë me qenin e Enrique nën ritmet e këngës së këtij të fundit “Messin Around” në bashkëpunim me Pitbull, u vërtetua se ata të dy janë të lumtur bashkë duke mohuar zërat për ndonjë ndarje mes tyre. Edhe me këngët e tjera të Enriques, Anna ka bërë të njëjtën gjë dhe pavarësisht se çifti përpiqet të jetë mjaft i rezervuar, kjo video vërteton se ata të dy janë bashkë dhe kanë një lidhje mjaft të bukur…larg vëzhguesve.