INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy ministra: Duam Metën kryeministër!

Dy ministra: Duam Metën kryeministër!

Publikuar më: 11:00 12-03-2017

Në një prononcim për televizonin lokal të Pogradecit, SOT7, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, foli rreth procesit te Vettingut,ngecja e të cilit mund të sjellë pasoja negative për të ardhmen europiane të vendit.

“Unë gjithmonë besoj se është maxhoranca ajo që duhet të thërrasë dialogun,është bërë një hap për këtë dhe unë dua ti shoh të gjitha palët e ulura bashkë që të diskutojnë dhe flasin për zgjidhje.

Sepse duke u ulur bashkë në një tryezë përcojmë edhe kulturën europiane që duhet  të ketë politika shqiptare” tha Gjosha.

Sa i përket protestës së opozitë Gjosha tha se është në të drejtën e të gjithëve për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne të gjithë jemi për këtë këtu dhe maxhoranca duhet të tregojë hapa konkretë për këtë sidomos për reformën zgjedhore e cila duhet të jetë bipartizane, pra bashkë me opozitë dhe maxhoranën. LSI është për dialog,komunikim dhe konstruktivitet për ti ofruar siguri qytetarëve pas situate e tanishme ofron shumë pasiguri”

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare. Ne duhet të ndalim arrogancën dhe ti rikthehemi një politike që e duan njerzit dhe i shërben njerzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu sic do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë” – tha Gjosha për Sot7.

Pas ministres Klajda Gjosha, dhe ai i Bujqësisë, Edmond Panariti pohoi se kërkesa legjitime e një force politike është që kryetari i kësaj partie të jetë kryeministër. Nga Pusteci, Panariti u ndal dhe tek largimet nga kabineti qeveritar ‘Rama’.
“Largime te diktuar? Nuk jam marre dhe nuk do merrem me te tilla biseda. Unë dua qe ti kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit. Nuk mendoj që Meta të merret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta kryeministër është kërkese legjitime qe nje force politike të kërkoje kryetarin e saj në këtë pozicion”

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494