INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klajda Gjosha: Jo zgjedhje pa PD-në!

Klajda Gjosha: Jo zgjedhje pa PD-në!

Publikuar më: 12:53 26-03-2017

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, pyetjes direkte nëse ka menduar ndonjëherë LSI të mos hyjë në zgjedhje nëse PD nuk merr pjesë, Gjosha i është përgjigjur për “Report Tv”:

“LSI nuk e mendon këtë. LSI mendon se duhet gjetur një zgjidhje me patjetër si me opozitën ashtu edhe më një pjesë tjetër të mazhorancës në mënyrë që vendi të ketë stabilitetin e duhur dhe kjo besoj se është në interes të të gjithëve ne dhe të çdo qytetari".

Gjosha ka thënë gjithashtu se në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të jetë deputete në Tiranë.

“Jam e vendosur pranë njësisë bashkiake nr.1 dhe jam duke punuar shumë me strukturat atje“, thotë Gjosha, ndërsa duke iu referuar pritshmërive eleitorale të LSI­së në 18 qershor thotë se fjala e fundit u takon qytetarëve me votë.

Gjosha sqaron gjithashtu për Report Tv deklaratën e saj në Pogradec se Ilir Meta do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Nuk e di pse duhet të bënte bujë një deklaratë e tillë sepse nuk dhashë ndonjë deklaratë për shtyp as nga Ministria e Integrimit dhe as zyrtare. Kur jemi me elektoratin të gjithë ne shpresojmë për kryetarin tonë për të qenë në krye. Por kjo nuk do të thotë se është diçka zyrtare, apo një vendim për të bërë Ilir Metën kryeministër“, u shpreh ministrja e Integrimit

“Ne jemi në koalicion dhe jemi munduar, me fanatizëm do të thoja unë, që të respektojmë çdo pikë të kontratës të cilën ne e kemi ende në vazhdimësi me Partinë Socialiste do ta bëjmë këtë deri në fund. Kështu që mendoj se nuk është momenti për të diskutuar për koalicionin. Padyshim që në ditët, në javët në vazhdim do të jetë një temë diskutimi, por në këto momente ne jemi shumë të fokusuar tek puna e përbashkët që kemi me Partinë Socialiste”, deklaroi Gjosha.

Article Logic
Execution time: 0.0017769336700439