I cilësuar si një nga reperat më “të vërtetë” aty jashtë, Kendrick vjen edhe një herë për të konfirmuar reputacionin e tij.
Edhe kur bën një reklamë. Reperi fitues i shumë të çmimeve ka realizuar një video promocionale për firmën e njohur sportive Reebok, konkretisht linjën e atleteve Reebok Classic. Artisti 26 vjeçar e ka personalizuar reklamën në stilin e tij me të vetmen mënyrë që njeh, duke rap-uar për të. Dihet që vargjet e Kendrick dalin gjithmonë nga dora e tij, edhe kur bëhet fjalë për një reklamë, ku zakonisht duhet të lexosh çfarë të nxjerrin përpara. Por si zakonisht, ylli i “i” e bën përsëri siç duhet!