INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia dhe Albi miq pas ndarjes? Ja si reagojnë ata [FOTO]

Klaudia dhe Albi miq pas ndarjes? Ja si reagojnë ata [FOTO]

Publikuar më: 17:40 04-07-2017

Pas një romance të gjatë dhe shëndetshme, Klaudia Pepa dhe Albi Nako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe tashmë s’ka më dyshime. Lajmi për ndarjen e tyre bëri bujë në media dhe u bë më interesant pas fotove provokative të publikuara nga Klaudia në rrjetet sociale.

Mirëpo nëse çiftet e tjera s’i flasin më njëri-tjetrit dhe mbajnë mëri, kjo gjë nuk ndodh me Klaudian dhe Albin.

Siç duket dhe nga komunikimi virtual i dy artistëve, ndarja ka qenë shumë e mirëkuptueshme. Një foto e Klaudias në rrjetet sociale ka ngjallur komente të shumta nga ndjekësit e saj.

“Zemër në Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset. Çdo histori ka nje fillim e nje fund, nuk eshte fundi i botes. Ne një raport ne dy faji eshte gjithmone i te dyve. Gjithe te mirat!!”, i replikon Klaudia njërit prej komentuesve të saj duke treguar se të dy janë përgjegjës për ndarjen.

Më pas balerina i është drejtuar edhe ish-partnerit duke i shkruar: “Albi Nako ca thone more?”.

Albi ka reaguar duke i dërguar disa yje Klaudias, duke treguar kështu se kanë respekt për njëri-tjetrin dhe se janë akoma miq.

Po ashtu dhe në një foto të Klaudias publikuar sot, Albi i ka dërguar disa yje, si më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887