Nuk ka diskutime se kur flasim për balerinat shqiptare, Klaudia Pepa është ndër më të talentuarat, por dhe më të komentuarat në showbizz-in shqiptar.
Gjithmonë jemi mësuar t'a shohim Klaudian me të njëjtin "look" dhe ndonëse prej vitesh tashmë është pjesë e skenës, ajo nuk ka rënë pre e ndryshimeve drastike siç ndodh rëndomë.
Ndoshta është pikërisht natyraliteti dhe thjeshtësia që ka, faktorët që kanë ndkuar që Klaudia t'ja vjedhë zemrën publikut shqiptar dhe jo vetëm.
E ndonëse Klaudia na duket mjaft e ëmbël e do ti thoshim të mos ndryshonte kurrë asgjë, një ndryshim i vogël të cilën e vumë re tek postimi i saj i fundit në Instagram, papritur na bëri t'a rimendojmë këtë gjë.
Ndonëse nuk është shumë e dukshme, në këtë foto Klaudia duket se ka vënë lente bojqielli dhe duket akoma dhe më e ëmbël se më parë.
Lentet duken mjaft natyrale dhe i shkojnë me të vërtetë shumë balerinës.