INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia Pepa dhe Albi Nako drejt ndarjes?! Ja çfarë thonë ata! [FOTO]

Klaudia Pepa dhe Albi Nako drejt ndarjes?! Ja çfarë thonë ata! [FOTO]

Publikuar më: 17:03 01-04-2017

Ditën e sotme kishte qarkulluar në media lajmi se Klaudia Pepa dhe Albi Nako janë në krizë me njëri-tjetrin, por ja se çfarë thonë ata.

Dyshja ka rrëfyer për Class se sapo janë kthyer nga një udhëtim romantic së bashku, për të cilin publiku nuk dinte gjë. Kjo pasi Klaudia dhe Albi kanë vendosur që të mos e ndajnë në rrjetet sociale për shkak të strategjive për prezantimin me publikun. Profili i Klaudias në Instagram është kthyer nga personal në professional, ku më së shumti të zënë sytë fotot ku ajo është e vetme apo ato të baletit. Por kjo nuk do të thotë të çifti nuk e vazhdon jetën e tyre normalisht, edhe pse nuk raporton çdo hap të saj. Madje ata shtojnë që po planifikojnë të blejnë një shtëpi në Itali, duke qenë se Klaudia punon atje dhe udhëtimet e Albit në atë vend po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ata shtuan gjithashtu për lajmin e krizës se janë befasuar nga ajo që e kanë cilësuar si “shaka pa kripë”.

klaudia1.png

klaudia2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439