Balerina bukuroshe po njeh kulmin e karrierës së saj të deritanishme ndërkohë që ka performuar cdo javë për Mediaset në Itali.
Megjithatë duket se jo cdo gjë është vetëm punë dhe aspak qejf. Së fundmi Klaudi ka postuar një foto në të cilën po kërcente me një partner fare të pazakontë. Ai është një qen husksy dhe emri i tij është Oscar, të paktën kaq mundëm të zbulonim nga mbishkrimi i artistes së njohur. Që Klaudia ishte një balerinë shumë e talentuar, këtë e dinim, por që të bënte edhe qentë të kërcenin, këtë nuk e prisnim…