Klaudia Pepa tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur në media.
Divorci i saj me koreografin Albi Nako, vazhdon të tërheqë ende vëmëndje. Por ato që tërheqin goxha vëmëdje janë edhe postimet provokuese të balerinës së cilës shpesherë i duhet të përballet edhe me kritikat apo fyerjet e komentuesve. Ndërsa sot Klaudia përmendet për diçka tjetër. Ajo ka ditëlindjen dhe bën plot 25 vjeç.
Klaudia ka postuar këtë me tollumbace në dorë dhe dhomën të mbsuhur me dhurata të firmave “Channel”, “Dior” etj... Ndërsa nga veshja duket sikur sapo është zgjuar. Cili të ketë qenë vallë perosni që e ka surprizuar 25 vjeçaren? Këtë ende nuk e dimë, ama cilido të ketë qenë, e sigurtë që ja ka bërë ditën edhe më të bukur.