Sukseset e njëspasnjëshme të balerinës shqiptare në Mediaset, duket se po i hapin rrugën një tjetër suksesi.
Ka qenë vetë Klaudia Pepa ajo e cila ka treguar për “Thumb” se aventura e saj në këtë televizion dhe në spektaklin “Amici”, ka marrë fund. Por kjo, për të nisur një aventurë të re për të cilën Klaudia nuk tregon.
“Detajet do t’i mësoni shumë shpejt, sepse dua t’i lë surprizë, por mund t’ju them se nuk jam më pjesë e “Mediaset”, pasi jam duke ndërruar kanal dhe program televiziv. Por do ta mësoni shumë shpejt”, ka thënë ajo.
Aktualisht balerina është e impenjuar në shkollat e baletit dhe është në pritje të lançimit të parfumit që do të mbajë emrin e saj.