Balerina bukuroshe duket se po shijon disa ditë relaksi në qytetin e bukur italian.
Ajo ndodhet atje e shoqëruar natyrisht nga bashkëshorti i saj Albi Nako. Pikërisht ky i fundit ka menduar për të bashkuar të gjithë hiret e balerinës së Mediaset duke i shkrepur në një foto. Poza prej sirene e Klaudias është sa artistike aq edhe e nxehtë, edhe pse duhet thënë që asgjë nuk ka dalë jashtë vendit ku supozohet të jetë. Megjithatë fiziku i saj i tonifikuar dhe i mbajtur prej balerine nuk mundet të mos bjerë në sy.