Balerina shqiptare e kishte paralajmëruar prej ditësh klipin, madje postonte edhe foto nga backstage.
Ajo po shijon suksesin e punës së saj në Itali duke u kthyer në një nga balerinat më të kërkuara atje.
E nisi me videon e parë , ‘K’ e cila mori komente mjaft pozitive dhe sot lançon edhe klipin e dytë, ‘L’.
Këta të fundit do të pasohen në vazhdim edhe nga ‘A,U,D,I’ duke formuar emrin e saj përmes këtyre projekteve.
Te video e re e postuar në Instagram, Klaudia ka bllokuar komentet, ndërkohë shijoni klipin ‘L’, ku Klaudia shfaqet kaq sensuale.