Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.
Sytë nga instagrami i saj nuk i kanë vetëm fansat shqiptarë, por edhe ata italianë e kjo shihet fare mirë në komentet që ajo merr.
Së fundmi bukuroshja ka publikuar një video provokuese nga vaska dhe ashtu siç ndodh shpesh, fansat janë ndarë në dy kampe, në ata që e vlerësojnë dhe ata që e kritikojnë për postimet apo veprimet që bën.
Siç mund ta shihni, disa prej fansave nuk u ka pëlqyer kjo video e Klaudiës dhe këtë e kanë treguar me anë të komenteve në postim. Një prej tyre e quan budallaqe dhe balerina nuk hezitoi t’i kthehet duke e pyetur me ironi “kush, ti?”