Prej disa kohësh balerina Klaudia Pepa është larguar nga Shqipëria drejt Italisë ku po ushtron dhe karrierën e saj. Mirëpo së fundmi balerina ka treguar se do t’i bashkohet Ardit Gjebreas dhe Bora Zemanit për të prezantuar Këngën magjike.
Vetëm pak javë kanë mbetur nga nata finale e spektaklit, ndërsa para pak ditësh në një lidhje telefonike gjatë Të Dielës Shqiptare, Klaudia u shpreh se do të vijë në Shqipëri pas 2 javësh. Por gjatë ditës së sotme duket se Klaudia ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale këtë eksperiencë të re për të:
“Pershendetje miq Si ju duket lajmi i Festivalit Kenga Magjike? Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja… Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas Faleminderit familjes time qe beson gjithmone tek une !
E lumtur qe do jem afer jush Mezi pres,”-përfundon Klaudia në profilin e saj në Facebook.