Nëpërmjet talentit, ajo di t’i korrë sukseset një nga një.
Klaudia Pepa prej kohësh tashmë është zhvendosur në Itali për të bërë atë që di të bëjë në mënyrë perfekte, baletin. Pas suksesit dhe famës që mori në “Amici”, balerina shqiptare po pretendon të prekë një tjetër fushë. Atë të moderimit. Ky do të jetë edhe projekti i saj i fundit të cilin e ka zbuluar vetë Klaudia ku shkruan: “Së shpejti në Sky Tv, real time, prezantuese”. Nuk kemi c’të themi më shumë vecse t’i urojmë suksese kësaj vazje të talentuar.