Prej vitesh Klaudia Pepa është zhvendosur në Itali ku vijon karrierën e saj si balerinë dhe ajo ka marrë pjesë në edicionin e 75-të të eventit më të rëndësishëm të filmit.
E veshur me një fustan të gjatë me dy të çara anash, kombinuar me taka nude, Klaudia ka rritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me look-un e thjeshtë.
Mes të ftuarve VIP dhe aktorëve më të njohur nga mbarë bota, qëndroi edhe balerina e cila mori të gjithë vëmendjen vetëm në pak minuta. Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku ka marrë shumë komente pozitive që i komplimentojën veshjen dhe siç duket kjo pamje e saj i ka pëlqyer edhe ish-partnerit, Albi Nako. Ai nuk ka hezituar ta pëlqejë foton e Klaudias në Instagram dhe me të vërtetë ka bërë mirë sepse ajo duket si yll.