Klaudia Pepa ka qenë në qendër të mediave rozë pas divorcit me koreografin Albi Nako dhe deklaratat e tyre kanë shkaktuar shumë komentet, sidomos kur balerina e quajti Albin vëlla. Klaudia, e cila tashmë ka filluar karrierën e saj në Itali ditët e fundit është kthyer në Tiranë.
Nëse do prisnit një takim me Albin, na vjen keq t’ju themi që nuk ka ndodhur, ose të paktën nuk e ka ndarë me ne në rrjetet sociale. Klaudia ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me motrën e saj Pamela Pepa dhe ka shkruajtur “Sis”.
Të dyja duken shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës, të veshura me të zeza.