INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia Pepa topless, komentuesi ja thotë troç pse u divorcua nga Albi Nako... [FOTO]

Klaudia Pepa topless, komentuesi ja thotë troç pse u divorcua nga Albi Nako... [FOTO]

Publikuar më: 15:07 09-11-2017

Që pas ndarjes nga koreografi i njohur Albi Nako, balerina Klaudia Pepa vazhdon jetën e saj pa e “vrarë” mendjen nga gjërat dhe personat që e rrethojnë, të paktën kështu duket.

Shpesh herë balerina ka qenë në qendër të vëmendjes me veprimet ose deklaratat e forta që ka bërë ndaj ish-bashkëshortit të saj, Albi Nakos. Dikur ajo e quajti vëlla  e më vonë u justifikua se ishte në një kontekst krejt tjetër.

Por pavarësisht të gjithave ajo e vazhdon jetën e saj e rrethuar nga luksi dhe qejfet nga Roma në Milano.

Në foton e fundit që ka postuar në Instagram, Klaudia, duket e rrethuar nga luksi dhe dhuratat e shtrenjta. Por ajo që ra më shumë në sy ishte mënyra që balerina ka preferuar të pozojë. Ajo ka lënë me gojë hapur të gjithë ndjekësit e saj në instagram duke pozuar toples.

Komentet kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të saj sidomos nga meshkujt. Mesa duket njëri ia ka thënë të gjitha. Ai ka hedhur dritë mbi arsyet e divorcit nga ish-burri i saj.

"Albi tregoi që është një djalë me botë artisti, dhe s’të uli edhe kur u ndatë. Por mendoj që shkaku i divorcit tuaj është kjo që ti po bën tani”, shkruante personi në fjalë.

Mesa duket, balerina ka rënë pre e këtyre komenteve që pas ndarjes së saj me Albin. Nëse e mbani mend, Klaudia, më parë ishte një gocë shumë serioze dhe e përmbajtur, pra nuk bënte nga këto gjëra, mesa duket ndarja nga Albi, i ka bërë shumë dëm.

Gjithsesi ajo është një balerinë e mirë dhe e talentuar, me siguri din se çfarë bën.

kla.png

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602