Këtë vit Ardit Gjebrea do të shoqërohet gjatë prezantimit të festivalit “Kënga Magjike” nga Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa. Lajmi u konfirmua të dielën e 4 nëntorit gjatë emisionit “E diela shqiptare”, në të cilën balerina e njohur shqiptare bëri një lidhje direke.
Klaudia u shpreh më pas se për 20-vjetorin e “Kënga Magjike”, por do të shoqërohet 12 balerinë profesionistë të “Mediaset” dhe nuk mund të mos e shprehte gëzimin që do ketë këtë “detyrë” të veçantë. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga “Pallati i Kongreseve” dhe nga çfarë shohim, me siguri do jetë një super skenë, ndryshe nga herët e tjera.
Balerina bukuroshe ka etiketuar Ardit Gjebrean në këtë foto dhe thotë që është shumë entuziaste.