INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLD pezullon gjyqtarin e arrestuar për korrupsion

KLD pezullon gjyqtarin e arrestuar për korrupsion

Publikuar më: 19:00 03-05-2016

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, Ibrahim Hoxha u arrestua mbrëmjen e djeshmë nën akuzën e korrupsionit.Ndërsa, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur sot pezullimin nga detyra të tij.

 “KLD në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr. 1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I. H., si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e KLD.
Ibrahim Hoxha u prangos pasi hetohej prej muajsh për akuzën e korrupsionit e mitmarrjes në vlerën e 6 milionë lekëve (të vjetra) në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992