Klea Huta dhe Elgit Doda padyshim janë një nga çiftet që kanë bërë shumë bujë në shtypin rozë. Ata duket sikur ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin, si në jetën private edhe në atë profesionale. Motivojnë dhe inspirohen nga njëri-tjetri, një histori dashurie si ajo që të gjithë do ta dëshironim.
Çifti janë shumë aktive në rrjete sociale ku publikojnë shpesh foto e video të ndryshme, por edhe dedikime romantike. Së fundmi Elgiti ka publikuar një foto ku shfaqet duke kënduar në studio, ndërsa Klea i lë komentin që na acaron të gjithëve, pikërisht “OK”.
Por nuk mjafton më kaq pasi Elgiti ka një kritikë për të dashurën e saj.
“Mos e posto më këngën në story se nuk është bërë akoma publike”, i ka shkruar Elgiti në këtë postim pasi Klea ka treguar në instastoryn e saj se është fiksuar me këngën e re të Elgitit. Edhe pse ka vendosur emoji acarimi, sigurisht që ishte gjithçka në kuadër të shakasë.