Moderatorja simpatike Klea Huta këtë fundvit ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në look-un e saj.
Për të nuk ka qenë aspak e vështirë që të vendosë të presë të shkurtër fare flokët e saj të gjatë dhe të zinj të cilët ishin një ndër detajet kryesore që e personifikonin moderatoren. “U mërzita duke i mbajtur flokët e gjatë gjithmonë” , sqaron Klea e cila me siguri do të na surprizojë me dukejn ndryshe.