Ata janë një nga çiftet më simpatikë dhe të komentuar të showbizzit.
E kemi fjalën për dyshen Klea Huta dhe Elgit Doda.
Pak ditë më parë ata u panë së bashku tek “Kënga Magjike” ku dukeshin shumë të dashuruar mes tyre.
Së fundmi Klea ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet dora e saj e majtë dhe pikërisht në gishtin e tretë në atë të fejesës vihet re një unazë.
Po fejohet Klea me Elgitin apo thjesht kjo unazë është një suvenir që Klea ka vendosur ta ndajë me fansat?
Le të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.