INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta dhe Elgiti bëhen prindër për herë të parë! Ja emri i veçantë dhe fjalët prekëse të çiftit!

Klea Huta dhe Elgiti bëhen prindër për herë të parë! Ja emri i veçantë dhe fjalët prekëse të çiftit!

Publikuar më: 12:35 04-06-2020

Data 4 qershor 2020, do të mbetet një ditë e rëndësishme për jetën e Klea Hutës dhe partnerit të saj Elgit Dodës. Sot Klea ka sjellë në jetë vogëlushin e saj, dhe pikërisht sot ajo ka treguar emrin që kishin zgjedhur për të.

Përmes një fotoje në Instagram Klea ka treguar se pritjes së ëmbël i paska ardhur fundi, e tashmë ajo mund të mbajë më krahë, Kridin, djalin e saj të porsalindur. Krid, kështu e kanë quajtur Klea dhe Elgiti djalin e tyre, një emër mjaft i veçantë. 

Në shkrimin krahas fotos Klea ka shkruar për djalin e saj se e dashuron shumë dhe duke i uruar jetën e gjatë, ndërsa më tej teksa falenderon të gjithë mjekët që e kanë ndihmuar, ajo në fund shkruan dhe një dedikim të ëmbël për Elgitin, shokut të jetës së saj.

“TE DASHUROJME KRID!E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty ?? zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.”- ka shkruar Klea.

kleahuta.png

 

Edhe Elgiti publikoi të njejtën foto, teksa shkroi: 

“Pak nga pak ne po formojme pazellin e jetes tone te dua @kleahuta te dua #KRID”, shkroi këngëtari i njohur në postimin e tij dhe nuk munguan urimet për çiftin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443