Historia e lidhjes së tyre është kthyer si një telenovelë. Elgit Doda dhe Klea Huta prej disa kohësh janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një lidhje të mundshme mes tyre. Por përveç dyshimeve të bazuara kur janë fotografuar bashkë në plazhet e jugut, ata nuk e kanë pranuar asnjëherë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëria.
Dyshimet u shtuan më shumë kur para pak kohësh Klea nuk u përgjiigj “As po as jo”, por tashmë ka vendosur të flasë hapur publikisht duke sqaruar njëherë e mirë të gjitha thashethemet lart e poshtë.
Moderatorja dhe aktorja e njohur ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku nuk i shpëtoi pyetjeve për marrëdhënien e shumëpërfolur me kantautorin Elgit Doda.
Huta nuk preferoi të flasë me detaje për marrëdhënien me Dodën, teksa tha se kantautorin e ka vetëm shok.
“Unë nuk dua të flas më për këtë pjesë, është folur shumë dhe nuk dua ta prek më. E kam diskutuar me Elgitin pjesën e të folurit në publik, ne jemi shokë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë. Nuk jemi mërzitur nga komentet, por të krijojnë bezdi”, tha Klea.
Ajo foli gjithashtu edhe për një postim që ka bërë disa kohë më parë në rrjetet sociale, postim i cili ngriti shumë dyshime asokohe.
Në foton në fjalë ajo shihet përkrah aktorit të serialit turk ‘Ertugrul’ , Engin Altan Düzyata. E pyetur në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që mund ta çojë atë në Turqi, Klea Huta u shpreh duke buzëqeshur se kjo ishte diçka për të cilën ajo nuk donte të fliste tani.
‘Unë e kam ëndërr, por nuk dua të flas para kohe.’- tha Huta pasi u pyet nëse së shpejti do ta shohim në ndonjë serial turk. Mesa duket, për çështje supersticioziteti, Klea refuzoi të japë detaje të mëtejshme, por duket se diçka e madhe po ndodh në karrierën e aktores dhe bazuar në përgjigjet e saj, është më afër nga ç’mendohej.