Ata të dy u vunë në qendër të vëmëndjes së mediave rozë për një lidhje të mundshme mes tyre.
Megjithatë Elgit Doda dhe Klea Huta nuk pranuan kurrë të pohonin apo mohonin diçka për llojin e marrëdhënies që kishin duke i lënë të gjithë në dyshim. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo ishte përgjigjur “as po as jo”, moderatorja simpatike, këtë herë ka vendosur të flasë troç për këtë pjesë duke sqaruar njëherë e mirë edhe të gjitha lajmet nëpër portale, nëse vërtet është në një lidhje me producentin Elgit Doda.
E ftuar në emisionin “Chic” në News 24, Klea sqaron: “Ata kapën një foto kur ne ishim për një punë në jug të Shqipërisë, ishin dhe persona të tjerë në tavolinë, që nuk janë kapur për arsye kamuflazhi, por dy njerëz që drekojnë apo darkojnë, domosdoshmërisht janë të lidhur? Portalet i stisin dhe qëndisin gjërat si të duan. Ne jemi bashkëpunëtorë shumë të mirë dhe do na lidhin dhe projekte të tjera në të ardhmen”
Madje nuk harron edhe të shpjegojë se varësja për të cilën mendohej se ia kishte dhuruar pikërisht Elgiti, në të vërtetë e ka dhuratë nga mikesha e saj e ngushtë për ditëlindje. Pas kësaj, nuk ka më vend për hamëndësime se mes moderatores dhe producentit ka më tepër sesa thjeshtë bashkëpunim.