INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta flet për lajmet e shtatzënisë dhe zbulon gjininë e fëmijës që dëshiron

Klea Huta flet për lajmet e shtatzënisë dhe zbulon gjininë e fëmijës që dëshiron

Publikuar më: 17:22 31-05-2019

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga ato çifte të showbiz-it shqiptar që duekt sikur kanë lindur për njëri-tjetrin.

Prej 3 vitesh ata vazhdojnë një lidhje dhe nuk ngurrojnë që të ndajnë edhe detaje me të gjithë ne në rrjete sociale.

Pak ditë më parë në media bëri bujë një deklaratë e Elgitit i cili i ftuar në emisionin ‘Prive’ teksa u pyet për një shtatzëni të mundshme të Kleas, tha: ‘I kam filluar planet’, më pas Klea publikoi një foto me tullumbace ngjyrë rozë duke i bërë të gjithë të mendonin se së shpejti do të bëheshin prindër.

E ftuar ditën e sotme tek emisioni ‘Rudina’, Klea ka folur për shtatzëninë duke sqaruar një herë e mirë lajmin e bujshëm.

“Duke parë se si bota i menaxhon rrjetet sociale, kam bërë një kërkim dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në Instagram dhe ky është kuptimi i fotos. Më ka dal nami që tek ti Rudina them ‘Jo’ sot dhe nesër del

‘Po’ , por këtë herë realisht është jo.”, ka thënë moderatorja.

Më tej gjatë bisedës Klea ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës së parë në të ardhmen:

“E para të jetë me shëndet, por dua një vajzë, por edhe djalë se kur të shoh këtë videon në të ardhmen do më thotë ti nuk më deshe mua”, ka thënë ajo duke qeshur.

-640-0-5cf1480e03243.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715