Moderatorja Klea Huta ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo u ndal te marrëdhënia e saj me vjehrrën, të ëmën e Elgitit.
Klea tregoi se raporti i tyre është shumë i mirë, madje se vjehrra e ka parë si vajzën e saj që në takimin e tyre të parë.
"Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shumë mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, u shpreh moderatorja.